Britania e Madhe do të dërgojë në Ukrainë më shumë armë antitank për t'u mbrojtur

Britania po rrit furnizimin e armëve për Ukrainën për t’u mbrojtur nga agresioni rus, tha të mërkurën Ministri i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Ëallace.
Britania ka furnizuar deri më tani me 3,615 armë antitank Ukrainën dhe gjithashtu së shpejti do të furnizojë një ngarkesë të vogël raketash antitank Javelin, u tha ai ligjvënësve në parlament.
“Së shpejti do të fillojmë dërgimin e ngarkesës së vogël të raketave antitank Javelin”, tha ai duke shtuar se të gjitha armët konsiderohen si sisteme mbrojtëse dhe janë të kalibruara që të mos përshkallëzohen në një nivel strategjik’’.
Mbretëria e Bashkuar po konsideron gjithashtu furnizimin e Ukrainës me raketa anti-ajrore të shpejtësisë së lartë Starstreak në përgjigje të kërkesës së tyre.