Nga PD-ja në qeverinë e PS, Besart Kadia emërohet zv.ministër i Financave
E Mërkurë 11 Nëntor 2020, 17:09
TiranaPost

Ish-sekretari dhe ish-anëtari i kryesisë së PD-së Besart Kadia, është emëruar zv.ministër i Financave dhe Ekonomisë.
Ai do të jetë zëvendës i ministres Anila Denaj dhe vjen në këtë detyrë pas lirimit të ish-zëvendësministres Belinda Ikonomi.
Ikonomi është liruar nga detyra ditën më 21 tetor 2020 me vendim të Këshillit të Ministrave.