Lajme nga Bota

Zelensky viziton në spital ushtarët e plagosur ukrainas 

Zelensky viziton në spital ushtarët e plagosur ukrainas
Presidenti Volodymyr Zelenskyy ka vizituar ditën e sotme në një spital të Kievit ushtarë të plagosur ukrainas.

Zelensky shkoi në spital i shoqëruar nga disa ministra të kabinetit qeverisës dhe ushtarë të armatosur, që kujdeseshin për sigurinë e tij.

Në videon e publikuar nga vetë presidenti në rrjete sociale, ai falenderon ushtarët që kanë mbrojtur Ukrainën dhe mjeket e infermieret që janë kujdesur për ta duke u dhuruar nga një dekoratë.

“Ndjej krenari të madhe për Forcat e Armatosura të Ukrainës. Falë mbrojtësve tanë, ukrainasit nuk janë bërë dhe nuk do të bëhen kurrë skllevër.” shkruan Zelensky krahas videos.