Ndalohet prania e mediave në Irpin pas vrasjes së gazetarit amerikan

E Diel 13 Mars 2022, 18:24
TiranaPost
Gazetarët nuk do të lejohen më të hyjnë në qytetin e Irpin, i cili ndodhet në afërsi të Kievit. Vendimi u bë i ditur nga kryetari i bashkisë së qytetit Oleksandr Markushyn në Telegram dhe u mor pas vdekjes së gazetarit amerikan Brent Renaud në këtë qytet ditën e sotme.
"Duke filluar nga sot, ne ndalojmë hyrjen e gazetarëve në Irpin. Duam të shpëtojmë jetën e tyre," tha Markushyn.
Ai gjithashtu u bëri thirrje gazetarëve dhe civilëve ukrainas që të mos postojnë informacione në internet për personelin ushtarak, pajisjet e tyre ose ndonjë gjë që mund të tregojë vendndodhjen e tyre.