Lajme nga Bota

Rrëfimi i të riut nga Moska: Jo të gjithë rusët e mbështesin luftën në Ukrainë dhe Putinin

Rrëfimi i të riut nga Moska: Jo të gjithë rusët e

Mijëra rusë janë larguar nga vendi që nga pushtimi i Ukrainës.

Ata janë kryesisht të rinj dhe liberalë - të tronditur nga lufta dhe sanksionet ekonomike dhe janë të shqetësuar nga shtypja e fundit ndaj disidencës të udhëhequr nga Presidenti Putin.

Rreth 25,000 prej tyre janë zhvendosur në Gjeorgji. Yevgeny është një prej tyre

“Emri im është Lyamin Yevgeny. Jam nga Moska dhe tani ndodhem në Tbilisi, në Gjeorgji. U largova nga Rusia që kur agresioni dhe lufta filloi. Unë nuk dua të luftoj kundër ukrainasve për Putinin. Vendosa të vija këtu dhe të ndihmoja njerëzit, të bëja diçka për ndihmën humanitare, sepse tani është përgjegjësia ime, si rus të ndihmoj ukrainasit, sa të mundem. Unë dua të jetoj në një Rusi demokratike dhe liberale, pa Putin, në regjim demokratik të sistemit parlamentar dhe jo në diktaturë. Jo të gjithë rusët e mbështesin këtë luftë, jo të gjithë rusët e mbështesin Putin dhe unë mendoj se ne duhet të bashkohemi. Bashkë në jemi më të fuqishëm”

Tiranapost.al