Lajme nga Bota

Një tjetër kryebashkiak në Ukrainë rrëmbehet nga rusët

Një tjetër kryebashkiak në Ukrainë rrëmbehet nga

Kryetari i bashkisë së Dniprorudne, Yevhen Maveev, është rrëmbyer nga rusët në Ukrainë.

Lajmin e ka bërë të ditur në Facebook kreu i administratës shtetërore rajonale të Zaporizhia, Oleksandr Starukh.

Dniprorudne ndodhet në Ukrainën jugore, rreth pesëdhjetë kilometra në veri të Melitopolit, qyteti në Detin Azov, kryetari i bashkisë së të cilit u rrëmbye para disa ditësh dhe u torturua nga rusët sipas presidentit Zelensky.