Lajme nga Bota

Gazetari amerikan që u vra në Ukrainë nuk ishte i NY Times

Gazetari amerikan që u vra në Ukrainë nuk ishte i NY Times

Një gazetar amerikan është vrarë afër Kievit teksa mbulonte konfliktin Ukrainë-Rusi, sipas drejtorit të policisë në Rajon.

The Guardian raporton se gazetari fitues i çmimeve, Brent Renaud, u qëllua kur forcat ruse hapën zjarr mbi një makinë pranë Irpin.

Gazetari amerikan që u vra në Ukrainë nuk ishte i NY Times

Irpen ndodhet në perëndim të Kievit dhe është goditur rëndë nga pushtimi rus.

Fillimisht u raportua se Brent Renaud ishte gazetar i NY Times, por gazeta i ka përgënjeshtruar pretendimet. Në një deklaratë në Twitter zëvendës redaktori i NY Times Cliff Levy thotë se Renaud nuk ishte në detyrë me gazetën në Ukrainë.

“NY Times është thellësisht i pikëlluar kur mësoi për vdekjen e një gazetari amerikan në Ukrainë, Brent Renaud. Brent ishte një fotograf dhe regjisor i talentuar, por ai nuk ishte në detyrë me NY times në Ukrainë.

Tiranapost.al