Bukuria

Një foto e fundit e aktores Demi Moore është bërë virale në rrjetet sociale, pasi një faqe e shoqëroi me një përshkrim me superlativa për pamjen e saj.

"Dreqi e mori... Demi Moore duket e paparë në sheshxhirimin e 'Striptease 2: Beyond the Beef Curtains'. Me siguri është gati të fitojë zemrat e një brezi të ri djemsh. Mosha 63-vjeçare nuk ka qenë kurrë kaq e bukur", shkruhej në postim.

Megjithatë, reagimet e komentuesve kanë qenë krejt ndryshe nga toni entuziast i faqes. Shumë përdorues janë shprehur se aktorja nuk i ngjan më vetes, duke aluduar për ndërhyrje estetike.

Mes komenteve që kanë tërhequr më shumë vëmendje ishte edhe ai: "Demi less, jo Demi Moore", një lojë fjalësh me mbiemrin e saj.