Eduard Selami reagon për shpalljen Non Grata të Berishës: Faleminderit USA
E Mërkurë 19 Maj 2021, 17:10
TiranaPost
Eduard Selami ka reaguar në Twitter pas lajmit nga DASH ku u shpall non grata Sali Berisha dhe familja e tij.
"Fillimi i fundit te korrupsionit dhe pandeshkimit te larte dhe te gjate ne Shqiperi. Faleminderit USA".
Eduard Selami e nisi me Sali Berishën lëvizjen për partinë e parë opozitare në vend, por në vitin 1995 la vendin për shkak të kërcënimit nga Berisha me të cilin nuk u pajtua sa ishte në pushtet. Në 2013-ën ai u kthye për t’ju bashkuar PD-së e cila u duk qartë se kish mbetur po ajo e vjetra.
*Tiranapost.al.