5 akuzat që e bënë “heroin” e pluralizmit Sali Berisha në figurën Non Grata
Sali Berisha, i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si:
1-shpërdorim i fondeve publike
2-ndërhyrje në proceset publike
3-përdorimi i pushtetit të tij për përfitime personale dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij.
4-shpërdorimi i besimit të publikut shqiptar tek institucionet e tyre qeveritare dhe zyrtarët publikë.
5-retorika e tij tregon se ai është i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes dhe aleatët e tij politikë në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjeve antikorrupsion dhe masave të përgjegjësisë.
SHBA-të kanë shpallur non grata liderin historik të Partistë Demokratike Sali Bërishën. Së bashku me familjen, atij i ndalohet udhëtimi drejt Shteteve të Bashkuara, pasi është futur tashmë në listën e të padëshiruarve.
Deklaratën e bëri publikisht sekretari amerikan e Shtetit, Antony Blinken. Në deklaratën e plotë janë renditur akuzat ndaj Sali Berishës, duke shkaktuar kështu një situatë të parecedentë të politikës shqiptare në 30 vitet e fundit.
Figurën e tij DASH e lidh me akte korruptive të rënda që kanë minuar demokracinë në Shqipëri.
Sali Berisha i shpejtë me lajmet përmes qytetarit digjital ende nuk ka reaguar. Nga PS i pari reagoi Taulant Balla. Deklarata e plotë u publikuar nga ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.
*Tiranapost.al