Politikë

Reagimi i parë nga PS për shpalljen non grata të Sali Berishës dhe familjes së tij

Reagimi i parë nga PS për shpalljen non grata të Sali

Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka reaguar i pari nga PS për shpalljen non grata të Sali Berishës me familjen e tij, të cilët ndalohen për të udhëtuar në SHBA. Në deklaratën e publikuar nga Sekretari Amerikan i Shtetit Sali Berisha akuzohet për akte korruptive që kanë minuar demokracinë në Shqipëri. Ky është një vendim i paprecedentë në historinë politike shqiptare 30 vjeçare.

Taulant Balla:

PËRSHËNDES VENDIMIN E SHTETEVE TË BASHKURA TË AMERIKËS NDAJ SALI BERISHËS:
“Aktet e korruptuara të ish-Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha kanë minuar demokracinë në Shqipëri. Po e shpall Berishën dhe anëtarët e afërt të familjes së tij si të papranueshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.
Ne mbetemi #tëbashkuarkundërkorrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri.”
Sekretari i Shtetit
Antony Blinken
It is a beatiful day for the Albanian Democracy

Reagimi i parë nga PS për shpalljen non grata të Sali