Politikë

Eduard Selami për mosnjohjen e zgjedhjeve: Akt jo demokratik dhe antishqiptar

Eduard Selami për mosnjohjen e zgjedhjeve: Akt jo demokratik dhe

Eduard Selami një nga figurat emblematike të PD-së, ka reaguar në Twitter me një status të shkurtër. Vetëm një fjali, si ky mesazh drejtuar Bashës dhe PD së sotme që me mosnjohjen e zgjedhjeve po bëjnë një akt antishqiptar dhe jo demokratik.

'Mosnjohja e zgjedhjeve një akt jo demokratik dhe antishqiptar'.

Eduard Selami për mosnjohjen e zgjedhjeve: Akt jo demokratik dhe

Selami është një nga politikanët që nuk e provoi pushtetin asnjëherë.

Ai u rikthye në PD në 2013-ën kur Berisha po shkonte dukshëm drejt humbjes.

U largua në 1995-ën nga përplasjet me Sali Berishën dhe sjelljet jo demokratike të lidershipit të asaj kohe të Partisë Demokratike.

Në 2017-ën edhe pse Lulzim Basha e përjashtoi nga listat, Selami vijoi përpjekjet në PD duke garuar përballë Bashës i cili pas humbjes shpalli medemek garën.

Demokratin historik e akuzuan se kishte marrëveshje dhe pazare, por 4 vitet e mëvonshme u pa qartë se ishin flluska sapuni.

Eduard Selami nuk është më aktiv, por shkruan me raste të rralla kur ngjarjet janë në pikun e tyre.

*Tiranapost.al.