Ekonomia

Rama i përgjigjet Bashës: Lufta e vjetër politike s'është më puna jonë! Ftesa për ju e hapur

Rama i përgjigjet Bashës: Lufta e vjetër politike

Kryeministri Rama i është përgjigjur deklaratës së kreut të PD-së Lulzim Basha i cili tha se po mblidhen provat dhe faktet për zgjedhjet, pasi sipas tij ka pasur manipulime dhe: Masakër elektorale, ndërsa pyetjes se a do shkojë opozita në parlament, Basha tha se beteja do vazhdojë deri në fund.

Nga Twitteri, kryeministri ndryshe nga replikat e shkuara para zgjedhjeve, thotë se lufta e vjetër politike s'është më punë e PS, por e ardhmja e shqiptarëve. Ai i shtrin dorën Bashës dhe PD-së: Ftesa jonë për ta është e hapur!

Kryeministri Rama kërkon bashkëpunim me PD-në, siç deklaroi në një intervistë pak ditë pas zgjedhjeve: Me apo pa Lulzim Bashën!

Edi Rama:

Humbësit fokusohen tek fituesit. Fituesit fokusohen tek fitorja!Mandati ynë i Tretë nuk do t'i ngjajë dy të parëve në raport me humbësit.Ata le të merren me ne, ne do të merremi me ngjitjen e Shqipërisë në majë.Dora jonë për ta do jetë e shtrirë.Ftesa jonë për ta është e hapur!

Shqipëria meriton shumëfishimin e përpjekjeve tona dhe të gjitha energjitë ne do t'i harxhojmë vetëm për triumfin e këtij vendi, që e duam kampion të Ballkanit në turizëm, energji, bujqësi, inovacion e shërbime digjitale për qytetarët!Lufta e vjetër politike s'është më puna jonë!

Rama i përgjigjet Bashës: Lufta e vjetër politike

*Tiranapost.al.