Politikë

Ambasadorja amerikane drutë shkurt me Tom Doshin: Të mos kandidojë në zgjedhje. Sigurisht shqiptarët meritojnë më shumë se kaq

Ambasadorja amerikane drutë shkurt me Tom Doshin: Të mos

Ambasadorja Yuri Kim ka bërë një hap para sot duke dalë në emra konkret pas disa deklaratash ku bën thirrje për të shmangur kandidatë që kanë probleme me ligjin. Yuri Kim ka ripostuar dokumentin e Departamentit Amerikan të Shtetit në 2018-ën ku deputetit Tom Doshi në atë kohë i është ndaluar hyrja familjarisht me sqarimin se SHBA-të kanë informacione të besueshme se është qytetar i padenjë për të hyrë në Amerikë për përfshirje në korrupsion.

Ambasadorja amerikane drutë shkurt me Tom Doshin: Të mos

Kjo është prej kohësh një teknikë e amerikanëve kur duan të japin mesazhe politike për politikën në Tiranë. Teksa poston këtë dokument:

Ambasadorja amerikane drutë shkurt me Tom Doshin: Të mos

Yuri Kim: Ndërsa autoritetet zgjedhore shqiptare përgatisin zgjedhjet, ia vlen të kujtohet ky përcaktim publik për korrupsion madhor, i vendosur nga Sekretari i Shtetit Amerikan pas shqyrtimit të kujdesshëm të informacionit. Me siguri votuesit e Shqipërisë meritojnë më mirë se kaq.

Ambasadorja amerikane drutë shkurt me Tom Doshin: Të mos

Prej disa javësh ambasadorja është shfaqur këmbëngulëse në pastërtinë e listave. Ajo ka pasur një takim edhe me kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, të cilit i ka kërkuar të mos pranohen kandidatë me probleme në lista. Ajo ka bërë vazhdimisht thirrje, por pa përmendur emra konkret.

Javës që shkoi pati edhe një replikë mes saj dhe kryeministrit Rama.

Të premten datë 4 shkurt, ambasadorja u shfaq përkrah kryeministrit dhe kryebashkiakut Veliaj në një inspektim tek Piramida që do të kthehet në një qendër inovacioni.

Por me të filluar javën që ditën e hënë, ambasadorja amerikane i është rikthyer çështjes së listave duke u bërë më e qartë, me kalimin në emra konkret.

Mesazhi i Yuri Kim është i qartë: Mos kandidoni ata që ne ju ndalojmë hyrjen në SHBA.

*Tiranapost.al.