Politikë

Kandidatët të pastër për zgjedhjet, Rama: S'kam nevojë të ma thotë ambasadorja amerikane detyrën time

Kandidatët të pastër për zgjedhjet, Rama: S'kam

Ambasadorja amerikane, pak muaj para zgjedhjeve të 25 prillit u bën thirrje partive dhe krerëve që të tregojnë kujdes me kandidatët e tyre, duke theksuar se do të mbajnë ata përgjegjësi për kandidatë që dalin të inkriminuar apo të dënuar. I pyetur në lidhje me deklaratat e ambasadores Yuri Kim, kryeministri Rama tha se nuk ka nevojë që ta thotë ambasadorja amerkane as ai anglez, apo holandez: E di sepse kjo është detyra jonë!

Rama më tej tha se nuk ka qenë kurrë qëllimi të futen në lista persona me të shkuar që kanë dalë me probleme me ligjin, por ka ndodhur pasi nuk ka pasur informacion: Ka ligj dhe ka respektim të ligjit. Rama theksoi se përgjegjësia në këtë sistem për të cilat partitë kanë rënë dakord është individuale dhe jo kolektive: Por marrim përgjëgjësi si reagojmë nëse e fshehim kundër ligjit.

Edi Rama:

Nuk kam nevojë të ma thotë ambasadorja amerikane detyrën time. Ajo është në të drejtën e vet, të thotë atë që mendon por kjo përgjigje është për ju: Mos ma nxirrni përpara ambasadoren amerikane që ka thënë kështu ashtu, nuk kam nevojë të ma kujtojë as koordinator, e di shumë mirë detyrën time karshi ligjit dhe karshi popullit shqiptar. Ambasadorët janë të respektuar. Ligji është fare i qartë, kush ka bërë në të shkuarën 1,23 ,5 7 s’po i numëroj vepra penale që është dënuar duhet të mos kandidojë për një funksion publik, madje e kam shtruar në atë kohë edhe për administratën publike jo vetëm në politikë, ligj bazohet në vetëdeklarimin e individëve dhe kontrollit për vërtetësin e deklarimit. Unë nuk kam shpresë se do e mësoni se nuk doni ta mësoni se doni të bëni lajm me këtë histori. Po e përsëris prapë. Nuk e kuptoj dot akoma në vitin 2020 se jemi në 2021 por po marr 2020, 30 vjet paskemi zgjedhur një sistem të përgjëgjësi së individuale para ligjit t`i kërkohet partive dhe kryetarëve të mbahet përgjegjësi pse njëri apo tjetri ka gënjyer. Ke bërë çke bërë, bota thotë: Il fatto non eziste! Sepse zgjedhja për të jetuar në demokraci është zgjedhja për të pasur të drejtën të gabosh pa u pushkatuar. Ne kemi bërë këtë ligj me konsensus mes partive. As partia Socialiste as PD as cilado tjetër nuk e ka çuar në Gjykatë Kushtetuese, se nuk ka gjykatë që e konsideron konform ligjit të të drejtave të njeriut. Bëjmë moral pa lidhje dhe kërkojmë llogari në adresa të gabuara. Kur kemi bërë listat e deputetëve kemi kërkuar dëshminë e penalitetit të të gjithëve.

*Tiranapost.al.