Aktualitet

Rama: Do rishikojmë taksën progresive, por duhen plotësuar 3 kushte

Rama: Do rishikojmë taksën progresive, por duhen plotësuar 3

Në konferencën "Ekonomia në fokus" kryeministri Rama u pyet mbi taksën progresive dhe sqaroi se taksimi me 23% të fitimit nis nga paga 4 milionë lekë të vjetra, por jo në 1.6 milion siç mendohet.

"Është kohë e humbur të diskutojmë propozimet e partisë demokratike, pasi programi është si karakteri i liderit të partisë demokratike: i dobët dhe pa shtyllë kurrizore, por sidoqoftë, vlen në parim që t`i përgjigjem pyetjes tuaj. Sepse është një diskutim parimor dhe ndan qartësisht rrugët dhe parimet tona. Taksa e sheshtë është taksë për të pasurit, është për t`u dhënë edhe më shumë atyre që fitojnë më shumë dhe për t`iu marrë shprtin atyre që fitojnë më pak.

Sot jemi në kushtet që unë e quaj taksën tonë, taksim të ndershëm dhe që konsiderohet si koncept, taksë progresive, ka dhënë rezultat. Qoftë në aspektin moral, edhe në atë të të ardhurave për individin dhe shtetit.

23% nuk fillon në 1.6. dhe ky është fakt. Fillon në pagën 4 milionë.

Ne jemi të vetëdijshëm për nevojën që të bëjnë një rishikim të progresivitetit për të ardhurat personale, me synimin që të jemi më të hapur ndaj nevojës së atyre që janë jo në pjesën e sipërme fare, por kjo do të bëhet bazuar në: e para bindjen se është koha për ta bërë dhe ne e kemi këtë bindje dhe e dyta do të bëhet pa asnjë lidhje me fushatën elektorale. Nuk duam që fushata dhe zgjedhjet të jenë arsye për të dobësuar karakterin tonë", tha kryeministri Rama.

Gjatë konferencës i pranishëm ishte edhe ministri Arben Ahmetaj që përsa i takon rindërtimit pas tërmetit tha: Pranvera 2022 t`i ketë fshirë nga faqja e dheut dëmet e tërmetit nëntor 2019".