Pas replikave në distancë, Yuri Kim shfaqet krah Ramës e Veliajt tek Piramida
E Enjte 4 Shkurt 2021, 11:17
TiranaPost

Pas shkëmbive në distancë në lidhje me çështjen e listave dhe dekriminalizimit, ambasadorja amerikane Yuri Kim, kryeministri Edi Rama dhe kreu i Bashkisë, Erion Veliaj janë “ribashkuar” në eventin që çel rikonstruktimin e Piramidës dhe shndërrimin e saj në një qendër dixhitale.
Projekti i financuar nga qeveria shqiptare dhe nga Fondi Shqiptaro-Amerikan është përshëndetur nga kryeministri Rama dhe nga ambasadorja Yuri Kim, të cilët nënvizuan rëndësinë historike të shndërrimit të një objekti me origjinë të errët, por që tashmë jetë një hapësirë në shërbim të të rinjve në epokën e teknologjisë.

tiranapost.al