Zelensky bën thirrje për bojkot të naftës ruse dhe shtim të sanskioneve ndaj Rusisë: Quajeni embargo ose thjesht moral

Presidenti ukrainas Zelensky ka bërë thirrje që të vendosen më shumë sanksione kundër Rusisë. Zelensky thotë se pushtimi i vazhdueshëm tregon se Rusia nuk ka hequr planet e saj kundër Ukrainës - prandaj nevojitet një paketë e re sanksionesh.
“Kërkesat tona ndaj partnerëve janë shumë logjike. Janë të drejta, të ndershme. Nëse pushtimi vazhdon dhe Rusia nuk heq dorë nga planet kundër Ukrainës nevojitet një paketë tjetër sanskionesh. Sanskione e hapa të reja kundër luftës, për paqe. Bojkotoni eksportet ruse. Në veçanti naftë dhe produktet e naftës ruse. Kjo mund të quhet embargo ose thjesht moral. Të refuzosh t’i japësh para një terroristi. Bojkotoni importet me Rusinë. Nëse ata nuk duan të ndjekin rregullat e civilizimit atëherë ata nuk duhen të marrin produkte dhe shërbime të qytetërimit.” thotë Zelensky.