Lajme nga Bota

Lukashenko kërkon fundin e luftës në Ukrainë: Të gjithë bjellorusët po luten për këtë!

Lukashenko kërkon fundin e luftës në Ukrainë: Të

Ministri i Jashtëm i Bjellorusisë, Vladimir Makei mirëpriti delegacionet nga Ukraina dhe Rusia për të zhvilluar bisedimet të hënën, duke i siguruar atyre siguri të plotë, shkruan CNN.

“Të dashur miq, Presidenti i Bjellorusisë më kërkoi t'ju uroj mirëseardhjen dhe t'ju siguroj gjithçka për punën tuaj, siç është rënë dakord me Presidentin Zelensky dhe Presidentin Putin. Këtu mund të ndiheni plotësisht të sigurt. Kjo është detyra jonë e shenjtë”, tha Makei.

Lukashenko kërkon fundin e luftës në Ukrainë: Të

“Presidenti Lukashenko shpreson sinqerisht se gjatë bisedimeve të sotme do të jetë e mundur të gjenden zgjidhje për të gjitha çështjet e kësaj krize. Të gjithë bjellorusët po luten për këtë”, shtoi ai. “Ne presim me padurim rezultatet.”

Vendndodhja e saktë e bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës të hënën është mbajtur sekret për arsye sigurie.

Tiranapost.al