Granatimet ruse pengojnë evakuimin e civilëve nga qytetet ukrainase
E Hënë 7 Mars 2022, 15:43
TiranaPost

Granatimet ruse po pengojnë evakuimin e civilëve nga Kievi, Mariupol, Sumy, Kharkiv, Volnovakha dhe Mykolayiv, tha Ministria e Jashtme e Ukrainës.
“Kjo parandalon kalimin e sigurt të kolonave humanitare me shtetas ukrainas dhe të huaj, si dhe dërgimin e ilaçeve dhe ushqimeve”, thuhet në një deklaratë.

Ky veprim është në kundërshtim me paktin që u arrit gjatë raundit të dytë të bisedimeve mes dy shteteve për evakuiminin e civilëve.
Ministria u bëri thirrje udhëheqësve të huaj që të detyrojnë Rusinë të respektojë një armëpushim për të parandaluar atë që tha se mund të ishte një katastrofë humanitare.
Tiranapost.al