Vijon tradita, Policia Bashkiake e Tiranës dhuron gjak
E Premte 10 Mars 2023, 11:27
TiranaPost
Punonjësit e Policisë Bashkiake të Tiranës, burra e gra kanë vijuar sot traditën e përvitshme të dhurimit të gjakut.
Përmes një postimi në rrjete sociale, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u bën thirrje edhe qytetarëve të Tiranës që të dhurojnë gjak duke u bërë kështu heroi i një personi që ka nevojë.
“Nënkryetari Andi Seferi bashkë me kolegët e Policia Bashkiake Tiranë, vijuan traditën në kuadër të fushatës kombëtare për dhurimin e gjakut në ndihmë të personave në nevojë.
Një bravo për grupin, që veç përmbushjes së misionit tuaj ligjor në krye të detyrës, jeni shembull edhe i përgjegjësisë sociale!
DHURO GJAK, bëhu HERO për dikë që ka nevojë për ty”, shkruan Veliaj.