Evente

Veliaj, “Qytetar Nderi” i Prizrenit

Veliaj, “Qytetar Nderi” i Prizrenit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës u shpall “Qytetar Nderi” nga Komuna e Prizrenit.

Titulli iu akordua nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.

Veliaj, “Qytetar Nderi” i Prizrenit

“Sot, si qytetari më i ri i Prizrenit, ndjej një detyrim që, përveçse të vë përpara punët e qytetit të Tiranës, ta mbaj gjithmonë një hapësirë të kohës sime, të energjive të mia, për ta promovuar Prizrenin. Është lajm i jashtëzakonshëm që sot Prizreni, qyteti historik, qyteti multifetar, multietnik, është bërë një qendër graviteti. Për sa kohë sot kthehet në një qytet që promovon vlera, promovon mirësi, dashuri, kulturë, art, unë besoj se ditët më të mira në qytetin tonë të Prizrenit i kemi përpara. Sot jam i nderuar që, bashkë me mua janë Blerina dhe Etjeni, deputetë të Parlamentit të Shqipërisë, për të dëshmuar që ne jemi bashkë. Ne mund të kemi punë të ndryshme, mund të kemi vokacione të ndryshme, mund të kemi parti të ndryshme, ama për disa qëllime ne punojmë bashkë. Dallimet tona nuk janë aq të mëdha sa të na përçajnë dhe duhet të punojmë për qëllime të përbashkëta”, u shpreh Veliaj.

Veliaj, “Qytetar Nderi” i Prizrenit

“Dje në Tiranë, me kryeministrin Edi Rama hapëm një ekspozitë të Rexhep Selimit, kryesisht i njohur si komandant i luftës. Jemi duke rindërtuar shkollën ‘17 shkurti’ në Tiranë, një shkollë që e shkatërroi tërmeti, e cila do ngrihet më e fortë dhe më e bukur se kurrë. Unë vetë jam një nxënës i shkollës Kosova, një shkollë nga më të vjetrat e më të fortat në Tiranë, të cilën e rindërtuam më të bukur e më të fortë, edhe më të madhe sigurisht. Më vjen mirë që sheshi ‘Adem Jashari’ është një ndër hapësirat më të bukura urbane, m’u në hyrje të Tiranës; më vjen mirë që para dy ditësh, bashkë me Kryeministrin, në zgjatimin e rrugës ‘Ibrahim Rugova’, ne do të ndërtojmë dy godina të reja: Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë dhe Qendrës Kombëtare të Fëmijëve. Në këtë rruge, që tani zgjatet duke hyrë në park, do kemi dy simbole të tjera që do na kujtojnë këtë lidhje speciale që kemi me Kosovën. Më vjen mirë që rruga më e rëndësishme dhe më e shtrenjtë sot në Tiranë është bërë rruga e Kosovarëve”, shtoi më tej.

Veliaj, “Qytetar Nderi” i Prizrenit

Veliaj, “Qytetar Nderi” i Prizrenit

Kryetari i Komundës së Prizrenit për Veliajn dhe Tiranën tha:

“Është nder të kesh një bashkëqytetar si Erioni. Ai dallohet si kryebashkiak i Tiranës me një qasje proaktive, me një energji pozitive, me një lidership modern, që na bën krenarë të gjithëve ne që jetojmë në Kosovë, në Prizren dhe kudo në Shqipëri. E keni parë Tiranën si është transformuar. Kur jemi takuar me Erionin vitin e kaluar jemi dakorduar që do të bëjmë shumë punë të mira. Ato punë mira vetëm kanë filluar. Kemi binjakëzim të dy shkollave të muzikës. Kemi pasur gara sportive mes shkollash. Po ashtu, kemi pasur një festë madhështore me rastin e Lidhjes së Prizrenit vitin e kaluar. Ajo që na pret është akoma më e madhe. Do promovojmë bashkëpunimin mes qyteteve”, nënvizoi Totaj.