
Godina e Bashkisë së Tiranës është veshur me një flamur gjigand kuqezi me rastin përvjetorit të 111-vjetorit të Pavarësisë.
Gjithashtu, në shumë shtëpi shqiptarët kanë menduar të nxjerrin një flamur Kuq e Zi që valëvitet në dritaret e tyre. Përmes një postimi në rrjete sociale, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj fton qytetarët që t’i bashkohen paradës kuqezi më 28 nëntor në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
“MIRËMËNGJESI
Nga Tirana e veshur KUQ E ZI!
Shihemi më 28 Nëntor në 📍bulevardin "Dëshmorët e Kombit" , ⏰️ ora 11:00. #PARADAKUQEZI2023”, shkruan Veliaj.