Evente

Nga këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare e deri tek çdo aktivitet që do gjesh në Tiranë për Ditën e Verës

Nga këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare e deri

Dita e Verës do të festohet nga të gjithë qytetarët në Tiranë me muzikë, lojëra, argëtim dhe dhurata. Si gjithmonë, festa do të jetë e shpërndarë në Tiranën e madhe. Specifikisht në 10 pika të ndryshme.

Aktivitetet do të nisin nga sheshi Skënderbej me një koncert nga këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare Enisa në orën 13:00. Ndërsa mbrëmja do të mbyllet me një “Street party” në zonën e ish-Bllokut. Shfaqja më e madhe e dronëve në rajon do të mbahet në zonën e Liqenit Artificial.