Evente

Kritikë, drejtorë teatrosh dhe gazetarë europianë vizitojnë kantierin e Teatrit të Ri

Kritikë, drejtorë teatrosh dhe gazetarë europianë

Vijon puna për Teatrin e Ri teksa pritet që brenda vitit 2025 të përfundojë karabinaja e godinës.

Një grup kritikësh, gazetarësh dhe Drejtues të teatrove europianë e vizituan sot nga afër.

Kritikë, drejtorë teatrosh dhe gazetarë europianë

“Sa më shumë afrohemi drejt Bashkimit Europian, të asaj që është vizioni “Shqipëria 2030”, aq më shumë duhet të europianizohet çdo hapësirë. Edhe pjesa e Teatrit të Ri, pavarësisht se gjithmonë do të ketë debate për ndryshime, ndryshimet gjithmonë provokojnë një diskutim publik. Në fund ne duhet të marrim vendime dhe duhet t’i kemi teatrot njësoj siç i ka Bashkimi Europian, me ajër të kondicionuar në verë dhe me ngrohje në dimër. Kjo do të thotë se po ndërtojmë një teatër për 100 vitet e ardhshme, jo për 100 vitet e shkuara", nënvizoi Veliaj.

"Patëm mundësinë t’i prezantojmë kantierin e Teatrit të ri Kombëtar një grupi të madh me kritikë, gazetarë dhe drejtorë teatrosh nga e gjithë Europa, të cilët kanë ardhur këto ditë në Tiranë për të ndjekur ‘showcase’ e teatrit shqiptar dhe kosovar. Është një nga aktivitetet më të rëndësishme, ndoshta më unik, në historinë e teatrit shqiptar, që kaq shumë njerëz që merren me teatër të shohin, të vlerësojnë dhe të njohin kulturën tonë, sigurisht me perspektivën se kjo vizitë do të kthehet dhe do të përkthehet në bashkëprodhime, në pjesëmarrje, në festivale. Shqipëria po hyn në procesin e ndërkombëtarizimit të hapësirës teatrore, me shpresën se në momentin kur Teatri i Ri do të jetë në funksion, e gjithë kjo do të përkthehet në një fluks të jashtëzakonshëm të cilësisë së teatrit”, u shpreh Basha.