Evente

Iftarin e Natës së Kadrit në Tiranë e shërbeu Elvana Gjata

Iftarin e Natës së Kadrit në Tiranë e shërbeu Elvana

Elvana Gjata u shfaq dje në një nga qendrat sociale në Tiranë ku përveshi mëngët dhe shërbeu iftarin e Natës së Kadrit.

Në Qendrën “Të Qëndrojmë së Bashku” në Kombinat, shoqëruar nga kryebashkiaku Veliaj u bë pjesë e shërbesës.

Iftarin e Natës së Kadrit në Tiranë e shërbeu Elvana

“Faleminderit shume, Lali Eri! Është vërtet nder për mua! Faleminderit shumë për ftesën! Zemra jote është e madhe dhe unë jam shumë e lumtur që jam këtu me ty sot, bashkë me motrat dhe vëllezërit tanë. Zoti jua pranoftë lutjet, agjërimin dhe veprat tuaja të mira! Më vjen mirë që, ashtu siç Zoti është treguar i mirë me mua, të jem ndihmë, të jem krah për të gjithë ju që jeni këtu sot dhe shumë të tjerë”, tha Elvana Gjata.

“Unë dhe Elvana mezi e pritëm që të shërbenim darkën e Natës së Kadrit së bashku me ju. E di që kemi kaluar kohë shumë të vështira dhe jam shumë i ndërgjegjshëm për këtë. Sa herë sjell një mik ose një mikeshë, siç kam sjellë sot Elvanën, është një mënyrë për të dhënë një mesazh se kur jemi bashkë mund të bëjmë disa gjëra që veç e veç nuk i bëjmë dot. Unë ju njoh shumë prej jush, ua di historinë, sakrificat, e ndonjëherë edhe vështirësitë që keni kaluar në jetë. Sot është një natë kur kërkojmë falje për ato gjëra që nuk i kemi bërë si duhet, kërkojmë mëshirë për ato ditë që nuk kemi qenë në formën tonë më të mirë, kërkojmë ndihmë që Zoti të na japë fillimisht njëri-tjetrin. Po të kemi njëri-tjetrin, po të kemi dashuri, ne mund të ecim përpara,” u shpreh Veliaj.