Rajoni

Ambasada shqiptare në Turqi thirrje bashkatdhetarëve: Largohuni nga zonat e prekura nga tërmeti. Telefononi këtë numër

Ambasada shqiptare në Turqi thirrje bashkatdhetarëve: Largohuni nga

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.6 të shkallës Rihter goditi mesditën e sotme ishullin grek të Somas në afërsi të Izmirit. Lidhur me këtë ngjarje reagon edhe Ambasada shqiptare në Ankara të Turqisë, e cila i bën thirrje bashkatdhetarëve që ndodhen në zonat e prekura nga tërmeti të qëndrojnë në një zonë të sigurt, ndërsa në dispozicion u është vendosur edhe një numër emergjence.

“Një tërmet i fortë ka goditur Turqinë perëndimore, pranë zonës së Izmirit. Ambasada shqiptare në Ankara i bën thirrje shtetasve shqiptarë të gjendur në zonë të transferohen në një zonë të sigurt dhe ka vendosur në dispozicion numrin e telefonit +90 549 561 1985 për çdo rast emergjence“, shkruhet në njoftimin e ambasadës.

Me herët ambasadori shqiptar në Turqi, Kastriot Robo, u shpreh se deri më tani nuk ka raportime për shqiptarë të dëmtuar nga tërmeti.