Lajme nga Bota

Sizmiologu grek: Priten lëkundje të tjera në Samos dhe Izmir me intensitet të lartë

Sizmiologu grek: Priten lëkundje të tjera në Samos dhe Izmir me

Tërmeti me magnitudë 7 që goditi në Izmir të Turqisë dhe në ishullin Rodos të Greqisë, me epiqendër Detin Egje, pritet të pasohet nga të tjera lëkundje të forta në 48 orët e fundit dhe të tjera më të vogla që mund të zgjasin me muaj.

Sizmiologu grek Vassilis Papazachos ka bërë paralajmërimin në një intervistë ku thotë se për fat të keq një pjesë e ndërtesave kanë marrë një goditje të madhe dhe lëkundje të tjera mund të sjellin pasoja fatale.

Sizmiologu grek: Priten lëkundje të tjera në Samos dhe Izmir me

“Do të ketë një sekuencë të madhe tronditjes pas lëkundjes së parë që do të zgjasin me muaj të tërë por me intensitet më të madh të paktën në 48 orët e ardhshme. Një pjesë e madhe e ndërtesave kanë marrë një goditje të parë dhe disa lëkundje të tjera mund të sjellin pasoja të mëdha.

Ai bëri thirrje që qytetarët shtëpitë e të cilëve janë dëmtuar të mos qëndrojnë brenda:

“Çdo ndërtesë që ka disa dëmtime nuk duhet të banohet deri sa të inspektohet nga inxhinierët".

Pamjet nga Izmiri tregojnë për rreth 20 ndërtesa të shembura totalisht dhe me qindra të dëmtuara, gjithashtu me njerëz që nxirren të gjallë nga rrënojat. Deri më tani nuk flitet për viktima.

Zyrtarisht në ishullin e Samos janë 4 qytetarë me dëmtime të lehta.

Kliko këtu për linkun.