Lajme nga Bota

Foto-Video/ Mes Turqisë dhe Greqisë: Dalin pamjet nga pasojat e tërmetit të fuqishëm në ishullin Samos

Foto-Video/ Mes Turqisë dhe Greqisë: Dalin pamjet nga pasojat e

Tërmeti me magnitudë 7 të shkallës Rihter ka goditur Izmirin dhe ishullin e Samos të Greqisë, duke shkaktuar shembje të ndërtesave, ndërsa flitet për 4 të plagosur që u rrëzuan nga paniku, ndonëse nuk ka informacione zyrtare dhe ekipet e shpëtimit sapo kanë dalë në terren. Mediat turke dhe greke shkruajnë se pasoja të tilla janë të pashmangshme të mos sjellin për fat të keq viktima.

Foto-Video/ Mes Turqisë dhe Greqisë: Dalin pamjet nga pasojat e

Foto-Video/ Mes Turqisë dhe Greqisë: Dalin pamjet nga pasojat e

Mediat greke kanë postuar foto nga ishulli grek i goditur, me banorë që dalin duke vrapuar në rrugë, dhe mes frikës për një Tsunami të dytë. Tsunami i parë solli dallgët e detit në rrugët e ishullit, e teksa u tërhoqën duke marrë me vete varka dhe objekte të tjera në rrugë.

Qytetarët e Samosit kanë treguar se lëkundjet zgjatën shumë, dhe u ndjenë në gjithë vendin.

Në ishullin Samos disa ndërtesa janë shembur, duke përfshirë një kishë.

Kryetari i bashkisë së Samosit lindor, George Stantzos, duke folur për mediat greke tha se autoritetet po përpiqeshin të "organizonin situatën, me të gjitha shërbimet. Ne jemi në anën e banorëve. Orët e ardhshme janë vendimtare. Të përpiqemi të qëndrojmë larg detit dhe larg ndërtesave. Ai e nxiti banorët të qetësohen, pasi priten edhe lëkundje të tjera.