Ambasadori i Shqipërisë në Turqi: Ishte tërmet shkatërrues, për fat nuk ka shqiptarë të dëmtuar deri tani

Ambasadori shqiptar në Turqi, Kastriot Robo në lidhje telefonike ka treguar për situatën pas tërmetit shkatërrues në Turqi. Ai tha se ka hamendësime për viktima por deri më tani ende nuk ka informacione të plota.
Ambasadori:
E vërteta është që ishte tërmet shumë i fortë, sipas deklaratave të ministrit të brenedshëm turk, 6 godina janë shembur në Izmir, është një tërmet shkatërrues. Ka hamendësime për viktima. Kam bërë dy komunikime me banorë të Izmirit dhe thuhet se nën rrënoja mund të ketë viktima.
Sa është numri i shqitparëve në Izmir?
Me saktësi nuk e dimë por është një nga qytetet ku prezenca e shqiptarëve është e madhe, ka shqiptarë që jetojnë atje dhe të ardhur rishtaqazi së fundmi. Komunikova me përfaqsues të komunitetit shqiptar më siguruan që deri tani shtetasit shqiptarë janë të padëmtuar nuk ka pasur probleme. Të kontaktojë me shoqatën shqiptare dhe ambasadën kushdo që ka nevojë për ndihmë. Izmiri është më i prekuri.
*Ambasadori në lidhje live me News 24.