Video/ Momenti kur bie tërmeti i fortë në Turqi. Shemben ndërtesa, qytetarët nën panik
E Premte 30 Tetor 2020, 13:38
TiranaPost

Videot janë publikuar nga mediat turke, që tregojnë momentin kur ra tërmeti i fortë me magnitudë 6.6 të shkallës Rihter. Tërmeti ra rreth 30 minuta më parë, dhe pamjet tregojnë shembje të 6 ndërtesave, qytetarët dalin të frikësuar nga shtëpitë, dyqanet apo zyrat e punës.
Ende nuk raportohet për viktima, përveçse për dëme të mëdha materiale.
Tërmeti u ndje më shumë në rajonin e Marmaras dhe në Stamboll. Epiqendra ishte afër Seferihisar në Detin Egje. Lëkundjet u ndjenë deri në Athinë të Greqisë. Tërmeti u regjistrua me thellësi 16.5 kilometër.