Lajme nga Bota

Tërmet me magnitudë 6.6 në Turqi, lëkundjet ndihen deri në Athinë

Tërmet me magnitudë 6.6 në Turqi, lëkundjet ndihen deri

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.6 të shkallës Rihter ka lëkundur provincën e Izmirit të Turqisë. Agjencia e Emergjencës turke njofton se tërmeti kishte epiqendër Detin Egje. Tërmeti ishte me thellësi 16.5 kilometër. Ndërsa ende nuk dihet nëse ka dëme materiale apo në njerëz.

Sipas mediave turke, tërmeti është ndjerë më shumë në rajonin e Egjeut dhe Marmara, ku ndodhet Stambolli. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Greqi, duke përfshirë kryeqytetin Athinë.