Foto-Video/ Pamje të trishta nga Turqia si pas tërmetit të nëntorit në Shqipëri

Zeki Soysal është një prej qytetarëve të Izmirit i cili rrëfen se u hodh nga ndërtesa ku ndodhej në momentin kur ra tërmeti për shkak të panikut dhe për fat nuk u dëmtua.

"Unë u hodha në sekondën e fundit, ndërtesa ime u shemb mënjeherë", tregon duke shtuar se një një grua e moshuar arriti të shpëtohej e gjallë nga rrënojat e pallatit.

‘Është shembur një tjetër ndërtesë, njerëzit dhe ekipet po përpiqen t'i nxjerrin njerëzit që ndodhen nën rrënoja. Ka shumë dëme, tërkmeti ishte i tmerrshëm."
Deri më tani flitet për 4 viktima dhe 120 persona të plagosur. Nuk dihet numri i personave të ndodhur nën rrënoja për shkak të numrit të lartë të ndërtesave të shembura dhe të dëmtuara nga tërmeti. Sipas mediave turke, ka pasur 5 milionë thirrje në shërbimet e urgjencës dhe policisë në momentet e para pas tërmetit.
Pamje të tilla nga mediat turke tregojnë situatën ngjashëm me atë në Shqipëri me 26 nëntor, ku tërmeti me magnitudë të shkallës Rihter shembi pallate dhe shkaktoi një fatalitet me 54 viktima.

Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7 ballë, goditi rreth orës 13:30 me epiqendër në Detin Egje. Izmiri i Turqisë dhe ishulli Samos i Greqisë janë më të goditurit nga tërmeti. Mediat turke tregojnë foto dhe video tronditëse të njerëzve që nxjerrin nga rrënojat. Kaosi i krijuar edhe në kushte pandemie e bën të pamundur aktulisht të jenë të sakta shifrat.



