Politikë

Fatmir Xhafaj për Berishën Non Grata: Mesazh i qartë për drejtësinë

Fatmir Xhafaj për Berishën Non Grata: Mesazh i qartë për

Ish-ministri i Brendshëm ka reaguar për vendimin e DASH në shpalljen non grata të ish-kryeministrit Sali Berisha. Xhafaj e ka konsideruar këtë vendim një mesazh të qartë për një drejtësi të re dhe të pavarur.

"Përshëndes vendimin e drejtë të DASH, i cili është një sinjal i qartë e konseguent për nevojën jetike për konsolidimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri. Ky është një mesazh i qartë i aleatit tonë strategjik në mbështetje të drejtësisë së re dhe të pavarur”- ka shkruar Xhafaj në rrjetet sociale.

tiranapost.al