Zelensky: Rruga e Paqes është më e vështirë sesa të pranosh një ultimatum tjetër nga Putin
E Hënë 7 Mars 2022, 19:03
TiranaPost

Presidenti Ukrainas Volodimir Zelensky në një intervistë ekskluzive për ABC News, tha se rruga drejt paqes është "më e vështirë sesa thjesht të pranosh" një ultimatum tjetër nga presidenti rus Vladimir Putin.
"Është më e vështirë sesa thjesht t'i pranosh ato... ky është një ultimatum tjetër dhe ne nuk jemi të përgatitur për ultimatume."
Ai vazhdoi, "Por ne kemi zgjidhjen e mundshme për këto tre pika, ajo që duhet bërë është që Presidenti Putin të fillojë të flasë. Të fillojë dialogun në vend që të jetojë në flluskën e informacionit pa oksigjen. Mendoj se aty është ai. Ai është në këtë flluskë. Ai po merr këtë informacion dhe ju nuk e dini se sa reale është ai informacion që ai merr."
Tiranapost.al