Gjermania dhe Hungaria nuk i mbështesin sanksionet ndaj energjisë ruse

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se Evropa nuk mund të sigurojë furnizimet e saj me energji pa importe nga Rusia.
Energjia u la qëllimisht jashtë raundeve të mëparshme të sanksioneve, tha Scholz në një njoftim për shtyp të hënën, duke shtuar se energjia e Rusisë ka "rëndësi thelbësore" për jetën e përditshme të qytetarëve të saj.
Ndërkohë, ministri hungarez i financave Mihaly Varga tha se qeveria e tij nuk do të mbështesë asnjë sanksion ndaj energjisë ruse.
Në një video në Facebook të postuar të hënën, ai foli për dëmin thelbësor që sanksionet ekzistuese ndaj Rusisë kanë pasur në ekonominë e saj.
“Ata që kërkojnë zgjerimin e sanksioneve, duan që populli hungarez të paguajë çmimin e luftës”.
BE-ja mbështetet tek Rusia për 40% të nevojave të saj për gaz dhe rreth 27% të importeve të naftës.
Të dielën, sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken i tha CNN se SHBA po punon me aleatët në Evropë për të shqyrtuar mundësinë e ndalimit të importeve të naftës ruse në një përpjekje për të ndëshkuar më tej vendin.
Pasojat e një ndalimi të importit të naftës ruse do të kishin ndikim të kufizuar në SHBA duke qenë se Rusia përfaqëson më pak se 2% të importeve të saj të përgjithshme të naftës.
Tiranapost.al