Papa Françesku do dërgojë kardinalin e Vatikanit në Ukrainë për t’u solidarizuar me refugjatët

Kardinali i Vatikanit, drejtuesi për zhvillimin njerëzor do të bëjë një udhëtim të dytë në Ukrainë me kërkesë të Papa Françeskut.
Kardinali Michael Czerny do të vizitojë kufirin ukrainas me Sllovakinë për të "treguar afërsinë e Atit të Shenjtë me ata që po vuajnë pasojat e luftës", tha të hënën zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni.
Papa Françesku ka bërë lutje të vazhdueshme për ndalimin e luftës dhe përmes dërgimit të Shkëlqesisë së Tij, ai dëshiron të jetë pranë atyre që ikin nga luftimet dhe vuajnë nga dhuna e njerëzve të tjerë.
Papa bëri një apel për paqe në Ukrainë gjatë lutjes së tij Angelus në Sheshin e Shën Pjetrit të dielën, dhe i quajti sulmet e Rusisë "agresion të armatosur të papranueshëm".
Czerny do të mbërrijë në Sllovaki të mërkurën dhe do të shkojë në kufirin ukrainas në ditët në vijim.