Lajme nga Bota

Elon Musk sfidon Putinin me një duel në artet marciale. Çfarë synon ai?

Elon Musk sfidon Putinin me një duel në artet marciale.

Miliarderi amerikan, Elon Musk, ka sfiduar presidentin rus Vladimir Putin në një ‘betejë’ kokë më kokë në artet marciale, çfarë merr fituesi? Vendos për fatin e Ukrainës.

“Unë e sfidoj Vladimir Putinin në një betejë të vetme,” shkruan Musk në Tëitter, duke përdorur alfabetin rus për të shkruajtur emrin e Putin. “Aksionet janë Ukraina”, thotë ai duke thënë qartazi se fituesi i duelit do të vendosë për fatin e luftës Rusi-Ukrainë.

Politikanët ukrainas deri më tani e kanë mirëpritur propozimin, i cila mund të duket mjaft i çuditshëm. Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, i cili ka qenë një ish-boksier, tregoi që ishte dakort me propozimin pasi komentoi me tre emoji të krahëve të fortë.

Presidenti rus nuk është përgjigjur. Musk ka qenë mbështetës i Ukrainës gjatë gjithë pushtimit. Në fillim të këtij muaji, një nga kompanitë në pronësi të sipërmarrësit të teknologjisë me bazë në Kaliforni, Starlink, furnizoi Ukrainën me një numër paisjesh satelitore që synojnë të mbrojnë aksesin e vendit në në internet.