Lajme nga Bota

Kina hedh poshtë pretendimet e SHBA-së se Rusia i ka kërkuar ndihmë ushtarake: Mos i hidhni benzinë zjarrit

Kina hedh poshtë pretendimet e SHBA-së se Rusia i ka kërkuar

Ministria e Jashtme e Kinës ka reaguar me zemërim ndaj pretendimeve të SHBA-së se Rusia i kishte kërkuar qeverisë së Kinës pajisje ushtarake.

Në një konferencë në Pekin, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Zhao Lijian, tha se SHBA po përhapte dezinformim dashakeq, me qëllime të liga, sipas përkthimeve nga gazetarët.

Pozicioni i Kinës për çështjen e Ukrainës është i qëndrueshëm dhe i qartë, dhe Kina ka luajtur një rol konstruktiv në promovimin e bisedimeve të paqes.

Është e domosdoshme që të gjitha palët të ushtrojnë përmbajtje dhe të qetësojnë tensionet, të mos i hedhin benzinë ​​zjarrit.

Komentet erdhën vetëm disa orë para fillimit të një takimi në Romë midis këshilltarit të sigurisë kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan dhe zyrtarit më të lartë të politikës së jashtme të Kinës, Yang Jiechi, ku Sullivan pritej t'i kërkonte Yang-ut të mos furnizonte me armë Moskën.