Serbia vendos kufizime të vogla ndaj Moskës pas kritikave të shumta
Monday 14 March 2022, 11:06
TiranaPost

Presidenti i Serbisë ka deklaruar se AirSerbia do t’i kthehet regjimit me një fluturim në ditë për në Moskë, vendim që vjen pas kritikave se po i kundërvihet një ndalimi të gjerë nga ana e BE-së dhe po përfiton nga lufta në Ukrainë.
Që nga fillimi i sulmit mbi dy javë më parë, AirSerbia ka dyfishuar numrin e fluturimeve drejt kryeqytetit rus.
Përveç disa transportuesve turq, linja ajrore e Serbisë është e vetmja kompani evropiane që vazhdon me fluturimet drejt Rusisë që nga shpallja e ndalimit të fluturimeve ndërkombëtare pas pushtimit në Ukrainë, sipas VOA-s. Vendimi i autoriteteve serbe shkaktoi kritika si nga Bashkimi Evropian ashtu edhe nga Ukraina.
Tiranapost.al