
Në brigjet e Ayia Napa në Qipro, shtrihet një muze shumë unik, i ideuar nga skulptori, ambientalisti dhe fotografi Jason deÇaires Taylor. Ai e ndërtoi atë posaçërisht për të ndihmuar biodiversitetin të lulëzojë në zonë.
93 veprat e tij të artit, të bëra nga një kombinim i çelikut të pandryshkshëm detar dhe një betoni neutral pH, ftojnë jetën detare të rritet mbi to ashtu si në shkëmbinj nënujorë artifiçialë.
MUSAN është projektuar jo vetëm si një muze, por si një projekt riprodhues. Rreth 10-15 për qind e shtratit të detit ka një nënshtresë mjaft të fortë për të lejuar që shkëmbinj nënujorë të formohen natyrshëm, duke i bërë zëvendësimet artifiçiale ndihmon në ruajtjen e botës nënujore.

Projektet e mëparshme të Jason në të gjithë globin janë krijuar posaçërisht për çdo vend dhe kafshë të egra.
Skulpturat kanë një sipërfaqe me teksturë që lejon koralet, sfungjerët dhe organizmat e tjerë mikroskopikë të ngjiten dhe të rriten. Nga ana tjetër, kjo krijon shtëpi dhe burime ushqimore për organizmat detare. Synimi në MUSAN, si në vendet e tjera, është që skulpturat të evoluojnë me kalimin e kohës ndërsa krijesat banojnë në këtë hapësirë.
“Shumë skulptura transformohen, kanë korale që rriten mbi to, kanë sfungjerë që ngjiten në sipërfaqe”, thotë Jason.
Muzeu me një mision
Jason thotë se muzeu ka shumë narrativa të ndryshme brenda tij. Një nga temat kryesore përqendrohet rreth fuqisë së informaçionit dhe aftësisë së tij për të krijuar ndryshim. Kjo përfaqësohet përmes figurave të fëmijëve që të gjithë i drejtojnë kamerat nga njëri-tjetri.
“Ka të bëjë me frymëzimin e njerëzve për të parë se çfarë po ndodh, për t'i mbajtur ata përgjegjës për mënyrën se si bota jonë po ndryshon dhe për të provuar të ndikojnë në një rezultat më të mirë,” shpjegon Jason.
“Kërkimi detar është një çështje prioritare për të krijuar ndërgjegjësimin e shoqërisë, brenda muzeut. [...] Ne presim që në vitet në vijim, muzeu të tërheqë shumë njerëz dhe të ndryshojë qëndrimin e njerëzve ndaj mbrojtjes së mjedisit detar,” thotë Giorgos Bayadas nga Departamenti i Peshkimit dhe Kërkimeve Detare.
Tiranapost.al