Lajme nga Bota

Raundi i katërt i bisedimeve Ukrainë-Rusi: Kërkesat e Kievit

Raundi i katërt i bisedimeve Ukrainë-Rusi: Kërkesat e Kievit

Po zhvillohet me anë të një video konference raundi i fundit i bisedimeve mes Ukrainës dhe Rusisë.

Kievi ka zbardhur kërkesat e tyre në negociatat me Moskën, ku fokusi është armëpushim i menjëhershëm dhe tërheqja e të gjitha trupave ruse.

"Pozicionet tona nuk kanë ndryshuar: paqe, armëpushim i menjëhershëm, tërheqje e të gjitha trupave ruse dhe vetëm atëherë do të jemi në gjendje të flasim për marrëdhëniet tona fqinjësore dhe dallimet tona politike", tha Mykhailo Podolyak, kryenegociatori dhe këshilltari i presidentit ukrainas Volodymyr. Zelensky, në një video në Tëitter, pak para rifillimit të negociatave online mes delegacioneve të Moskës dhe Kievit.

Kujtojmë se tre raundet e para të bisedimeve janë zhvilluar në Bjellorusi.

Tiranapost.al