Lajme nga Bota

OKB do të japë edhe 40 milionë dollarë ndihmë humanitare për Ukrainën

OKB do të japë edhe 40 milionë dollarë ndihmë

Antonio Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, ka njoftuar se OKB-ja do të japë 40 milionë dollarë të tjera për të rritur ndihmën humanitare në Ukrainë.

Duke folur në Nju Jork, ai thotë se fondet do të ndihmojnë për shpërndarjen e produkteve elementare ushqimore, ujit, ilaçeve dhe furnizimeve të tjera jetike në vend, si dhe ofrimin e ndihmës në para për ata që kanë nevojë.

Ai paralajmëroi përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit në Ukrainë - qoftë i rastësishëm apo i qëllimshëm – që kërcënon "të gjithë njerëzimin".

Duke e përshkruar lëvzijen e fundit të Rusisë të ndryshimit të nivelit të gatishmërisë për forcat e saj bërthamore si një "zhvillim drithërues", ai paralajmëroi që perspektiva e konfliktit bërthamor - dikur "e paimagjinueshme" ishte tashmë brenda fushës së mundësisë.

Guterres bëri thirrje edhe për një "ndërprerje të menjëhershme të armiqësive" dhe "negociata serioze të bazuara në parimet e Kartës së OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare".