Lajme nga Bota

Forcat ruse hedhin në erë municione përballë termocentralit Zaporizhia

Forcat ruse hedhin në erë municione përballë termocentralit
Sipas raportimeve në programin e mesazheve Telegram trupat ruse kanë hedhur në erë municione përballë termocentralit bërthamor të Zaporizhia.

Kompania e Energjisë Bërthamore të Ukrainës, Energoatom, thotë se nuk është ende e qartë nëse nivelet e rrezatimit janë prekur nga shpërthimi.

Rusia mori kontrollin e stacionit më të madh bërthamor të Evropës më 4 mars. Termocentrali, i vendosur rreth 550 km (342 milje) në jug-lindje të kryeqytetit Kiev, në brigjet e lumit Dnieper, prodhon rreth 20% të të gjithë energjisë elektrike në Ukrainë.