Pse Gjermania nguron të bojkotojë naftën dhe gazin rus?

Gjermania thotë se bojkotimi i menjëhershëm i furnizimeve me gaz dhe naftë ruse mund të dëmtojë popullsinë e saj më shumë se Vladimir Putinin, duke sjellë papunësi masive dhe varfëri.
“Nëse e marrim një hap të tillë, do të ketë mungesa furnizimi,” tha ministri i ekonomisë dhe energjisë Robert Habeck për transmetuesin publik ARD.
Habeck, nga Partia e Gjelbër parashikoi "papunësi masive, varfëri, njerëz që nuk mund të ngrohin shtëpitë e tyre, njerëz që do të mbesin pa benzinë" nëse vendi i tij ndalonte përdorimin e naftës dhe gazit rus.
Pak ekonomi të tjera perëndimore janë aq të varura nga energjia ruse sa Gjermania e cila 55% e gazit natyror, 52% e qymyrit dhe 34% e naftës minerale që përdor e merr nga Rusia, së cilës i paguhen qindra mijëra euro në ditë.
Habeck tha se qeveria e tij po punonte shumë për të siguruar që Gjermania do të jetë në gjendje të heqë dorë nga qymyri rus deri në verë dhe të heqë dorë nga nafta ruse deri në fund të vitit, por se një ndalim afatshkurtër i gazit rus mund ta lërë vendin të ekspozuar ndaj problematikave ekonomike.