Lajme nga Bota

Lufta në Ukrainë/ Zhvillimet kryesore të ditës së sotme

Lufta në Ukrainë/ Zhvillimet kryesore të ditës së sotme

Luftimet kanë arritur në qendër të qytetit ukrainas të Mariupolit, ku 350,000 civilë janë bllokuar e kanë mbetur me pak ushqim dhe ujë. Ministria ruse e mbrojtjes tha se forcat e saj po "shtrëngonin lakun" rreth qytetit dhe se "lufta kundër nacionalistëve" po zhvillohej në qendër të qytetit. Kryetari i bashkisë së Mariupolit, Vadym Boichenko, e konfirmoi këtë.

Bombardimet ruse në lindje të Ukrainës kanë vazhduar gjatë ditës së sotme. Në qytetin lindor të Kharkiv, shërbimi shtetëror i emergjencave të Ukrainës tha se një ndërtesë shumëkatëshe ishte granatuar të premten në mëngjes, duke vrarë një person, duke plagosur 11 dhe duke lënë një tjetër të bllokuar në rrënoja.

Qindra njerëz janë ende të varrosur nën rrënojat e një teatri në qytetin e shkatërruar të Mariupolit që u godit nga një sulm ajror rus të mërkurën, tha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Zelenskiy tha se më shumë se 130 njerëz janë shpëtuar deri më tani, por zyrtarët thonë se përpjekjet e shpëtimit u penguan nga frika e sulmeve të ardhshme ruse.

Administrata e qytetit të Kievit tha sot se 222 njerëz janë vrarë në kryeqytetin ukrainas që nga pushtimi rus i Ukrainës më 24 shkurt, duke përfshirë 60 civilë dhe katër fëmijë. 889 persona të tjerë janë plagosur, duke përfshirë 241 civilë dhe 18 fëmijë.

Forcat ruse po "mbajnë rob" gazetaren ukrainase, Victoria Roshchyna, sipas medias ukrainase Hromadske. Në një deklaratë, Hromadske tha se ata besojnë se Roshchyna u arrestua nga FSB ruse rreth datës 15 marsit.

Gjashtë milionë e gjysmë njerëz aktualisht janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre brenda Ukrainës, tha sot OKB-ja, gati dyfishi i atyre që kanë arritur të largohen nga vendi. Shifra e re, është gati dyfishi i 3.3 milionë refugjatëve që kanë emigruar në shtetet e BE.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, i përshkroi presidentit të Kinës, Xi Jinping, në një telefonatë të zhvilluar ditën e sotme “inmplikimet dhe pasojat” nëse Pekini ofron mbështetje materiale për Rusinë, tha Shtëpia e Bardhë.

Pozicioni i Ukrainës mbetet i pandryshuar në bisedimet me Rusinë, tha negociatori ukrainas Mykhailo Podolyak. Më herët gjatë ditës së sotme, një anëtar i ekipit negociator të Rusisë tha se Moska dhe Kievi janë afër marrëveshjes për neutralitetin e Ukrainës dhe heqjen dorë nga bashkimi me NATO-n. Podolyak tha se rusët me deklaratat e tyre po bëjnë përpjekje "për të provokuar tension në media".

Vladimir Putin vlerësoi "unitetin" rus me operacionin special në Ukrainë gjatë një fjalimi publik në stadiumin kombëtar në Moskë. Ndërsa Putin po përfundonte fjalimin e tij, transmetimi u ndërpre papritur dhe televizioni shtetëror shfaqi këngë patriotike. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se ndërprerja ndodhi për shkak të një "dështimi teknik".

Papa Françesku denoncoi “shpërdorimin pervers të pushtetit” të shfaqur në luftën e Rusisë në Ukrainë dhe bëri thirrje për ndihmë për ukrainasit, të cilët ai tha se ishin sulmuar për “identitetin, historinë dhe traditën” e tyre dhe se po “mbronin tokën e tyre”. Komentet e Françeskut ishin disa nga më të fortat e tij të bëra deri më tani për të pohuar të drejtën e Ukrainës për të ekzistuar si një shtet sovran dhe për të mbrojtur veten kundër pushtimit të Rusisë.