Lajme nga Bota

Negociatori rus: Jemi pranë marrëveshjes për neutralitetin e Ukrainës

Negociatori rus: Jemi pranë marrëveshjes për neutralitetin e
Moska dhe Kievi janë pranë marrëveshjes për çështjen e neutralitetit të Ukrainës dhe heqjen dorë nga bashkimi me NATO-n, thotë negociatori rus Vladimir Medinsky.

Sipas agjencisë ruse të lajmeve Interfax, Medinsky ka thënë se ekipet negociuese kanë diskutuar garancitë e sigurisë nëse Ukraina nuk përpiqet më të bashkohet me aleancën ushtarake perëndimore.

Presidenti Vladimir Putin i tha dje presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan se cilat ishin kërkesat e Rusisë për një marrëveshje paqeje me Ukrainën. Kryesorja nga ato është që Ukraina të jetë neutrale dhe nuk të mos aplikojë për t'u bashkuar me NATO-n, gjë që në njëfarë mënyre e ka pranuar edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili është shprehur se ukrainasit e kanë kuptuar se dyert e NATO-s nuk janë të hapura për ta.

Kërkesat e tjera lidhen me çarmatimin e Ukrainës për t’u siguruar që ajo të mos jetë kërcënim për Rusinë dhe me njëfarë mbrojtjeje për gjuhën ruse në Ukrainë.