Aktualitet

Refugjatët ukrainas mund të qëndrojnë pa leje në Shqipëri deri në 1 vit

Refugjatët ukrainas mund të qëndrojnë pa leje në
Gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë është vendosur që refugjatët ukrainas kanë të drejtë të hyjnë dhe të qëndrojnë pa leje qëndrimi në Republikën e Shqipërisë për një në 1 vit.

Vendimi:

Përcaktimin e afatit të hyrjes dhe qëndrimit të shtetasve të Ukrainës në republikën e Shqipërisë

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 29, të ligjit nr.79/2021, “Për të huajt”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shtetasit e Ukrainës kanë të drejtë të hyjnë dhe të qëndrojnë pa leje qëndrimi në Republikën e Shqipërisë për një afat deri në 1 (një) vit.

2. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I EDI RAMA

Tiranapost.al