Lajme nga Bota

Zelensky: Kërkesa e Ukrainës për t’u anëtarësuar në BE mund të miratohet brenda muajsh

Zelensky: Kërkesa e Ukrainës për t’u anëtarësuar

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është shprehur se ka pasur një bisedë telefonike me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe se pret përparim të shpejtë në aplikimin e Ukrainës për anëtarësim të shpejtë në BE.

Zelensky thotë se Von der Leyen "premtoi se do të bënte gjithçka që ishte e mundur për të shpejtuar anëtarësimin e Ukrainës në BE".

"Ne do të bëhemi një anëtar i plotë i BE-së," thotë ai. "Proceset burokratike që normalisht zgjasin vite do të përshpejtohen dhe do të shkurtohen me muaj dhe javë."