Bullgaria, Estonia dhe Lituania dëbojnë stafin e ambasadaës ruse nga vendet e tyre

Tre vende baltike kanë urdhëruar dëbimin e stafit të ambasadës ruse si pjesë e veprimit të koordinuar në solidaritet me Ukrainën.
Bullgaria shpalli "non grata" 10 diplomatë rusë dhe u dha atyre 72 orë kohë për t'u larguar nga vendi.
Lituania ka dëbuar katër punonjës të ambasadës ruse dhe tha se aktivitetet e tyre konsideroheshin të papajtueshme me statusin e tyre diplomatik.
Estonia ka urdhëruar gjithashtu tre punonjës që të largohen nga vendi ditën e sotme.
Kjo është vala e dytë e dëbimeve të diplomatëve rusë nga Bullgaria, pasi dy u dëbuan më 2 mars pasi u akuzuan se ishin të përfshirë në spiunazh.
Bullgaria ishte aleati më i afërt i Moskës gjatë Luftës së Ftohtë, por tani si një anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s ka dënuar pushtimin e Ukrainës.